Kryetari Begaj dhe anëtarët e kuvendit, dhanë betimin

Është mbajtur mbledhja konstituive e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku 31 anëtarët e kuvendit, kanë dhënë betimin solemn, si dhe e kanë nënshkruar deklaratën e betimit. Po ashtu edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka dhënë betimin para anëtarëve të Kuvendit të Komunës. Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka gjithsejtë 31 anëtarë, ndërsa kjo legjislaturë përbëhet nga pesë subjekte politike. NISMA me 11 anëtarë, PDK me 9 anëtarë, LDK me 6 anëtarë, VV me 4 anëtarë dhe AAK me 1 anëtar. Mbledhja e parë është drejtuar nga Hidajete Mazreku, si anëtarja më e vjetër e kuvendit. Në fjalën e tij, kryetari i rizgjedhur i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, u zotua se do të punoj për qytetarin dhe do ti zbatoj në përpikëri ligjet dhe vendimet që dalin nga Kuvendi i Komunës, duke i ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit, që të bashkëpunojnë  për ti realizuar interesat e qytetarëve të Komunës së Malishevës. Begaj, u zotua se do të angazhohet maksimalisht, për mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Malishevës, ku prioritet të jetë bujqësia, shëndetësia, infrastruktura shkollore, rrugore, rrjetet e kanalizimit dhe ujësjellësve, pastaj rinia, kultura dhe sporti, gjithashtu do të jenë në qendër të vëmendjes përmes përkrahjes konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …