Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, publikisht i ka falënderuar të gjithë donatorët, të cilët kanë sjellë ndihma në Malishevë, gjatë këtyre ditëve. “Aktualisht jemi duke u përballur me një situatë jo të mirë, për shkak të COVID-19, virus i cili ka prekur edhe disa qytetarët të komunës sonë. Si pasojë e kësaj situate, disa familje nuk kanë mundësi të furnizohen me gjëra ushqimore, si dhe shëndetësia dhe policia, të cilët kanë nevojë për masa mbrojtëse. Për këtë qëllim shumë donator kanë sjellë ndihma për ti ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë dhe me këtë rast, në emër të Komunës së Malishevës, i falënderoj të gjithë ata që na kanë ndihmuar, pasi kjo ndihmë na ka ndihmuar edhe në menaxhimin e situatës”, ka thënë kryetari Begaj, duke i falënderuar të gjithë donatorët. Nga futja në karantinë, Komunën e Malishevës, përmes shtabit komunal për menaxhimin e situatës, deri më sot e kanë ndihmuar këta donator:
-
“Patroni” dhe “ISP Broadacst”, përmes klubit të futbollit “Malisheva” me 10000 kilogram miell.
-
“Viva Fresh Store”, me 200 pako ushqimore dhe higjienike.
-
“MadeKos” dhe “Vita”, me 12 mijë dorëza, 301 dezinfektant, si dhe dezinfektant për dysheme, ndihma këto për QKMF.
-
“Pajtimi”, me 2 mijë dorëza.
-
“GreenPharm”, me 300 maska për QKMF.
-
“Sinani ING”, me 1 mijë euro, ushqime.
-
Fondacioni “Labinot Tahiri”, 1 mijë maska për nevoja të QKMF-së, Policisë dhe shtabit emergjent në Malishevë.
-
Mërgimtari, Qazim Hoti nga Suedia, 2 mijë euro për nevoja të familjeve në nevojë.
-
Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, 50 pako ushqimore.
-
“Zona Park”, dezinfektim të hapësirave publike.