Kryetari Begaj inspektoi gjendjen e rrugëve në fshatrat malore

Kryetari i Komunës së Malishevës, ka vizituar fshatrat Berishë dhe Fshat i Ri, në Malet e Berishës, për ta parë nga afër gjendjen e rrugëve, në këto vendbanime të thella malore. Aktualisht rrugët janë të kalueshme, por në disa vende, sidomos brenda në Fshat të Ri, ka akull në rrugë dhe vozitësit duhet të kenë kujdes të shtuar.

Pas inspektimit të rrugë, kryetari Begaj, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike, ka kërkuar që kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit, të hedhë krip në këto rrugë, në mënyrë që rruga të jetë lehtë e kalueshme.

Përndryshe, rrugët janë të hapura dhe të kalueshme, në të gjitha fshatrat e Komunës së Malishevës, përfshi edhe fshatrat e thella malore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …