leoni

Kryetari Begaj inspektoi punimet e rrugës në Drenoc

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në kuadër të kryerjes së punëve të përditshme, ka inspektuar realizimin e projektit të rregullimit të rrugës, që lidhë lagjet Lacaj dhe Latifaj në Drenoc. Kryetari Begaj, është ndarë i kënaqur me ecurinë e punimeve në këtë rrugë me rëndësi për banorët e Drenocit, pasi përmes kësaj rruge, lidhen edhe lagjet tjera të fshatit. “Hapja e kësaj rruge ka rëndësi të madhe, andaj kërkoj që punimet të vazhdojnë ashtu siç janë nisur, mirë dhe mbarë. Deri më tani është bërë hapja e rrugës, kurse në ditët në vijim do bëhet baza dhe përgatitja për asfaltim”, tha Begaj. Banorët e Drenocit, e kanë vlerësuar si një prej investimeve më me rëndësi, jo vetëm për banorët e dy lagjeve, por për tërë fshatin, pasi lagjet tjera i kanë rrugët e rregulluara dhe tani edhe me këtë rrugë, mundësohet lëvizja e lehtë dhe e shpejtë mes të gjitha lagjeve dhe nuk kanë nevojë të bëjnë kilometra të tëra, për të shkuar në këto lagje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …