Kryetari Begaj, inspektoi punimet në gjashtë projekte

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga zyrtarët përgjegjës, i ka inspektuar punimet në ndërtimin e urgjencës në Malishevë, meremetimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe hapjen dhe rregullimin e rrugëve në fshatin Bardh. Po ashtu janë inspektuar punimet edhe punët në ndërtimin e objektit të shkollës në Dragobil, të sallës së sporteve në Astrazup dhe të parkut në Marali. Gjatë inspektimit, kryetari Begaj, është njoftuar nga punëkryesit dhe zyrtarët përgjegjës për ecurinë e punimeve, si në ndërtimin e urgjencës, e cila është duke u bërë gati për vendosjen e pllakës, e po ashtu edhe për objektin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, i cili është duke u meremetuar. Po ashtu, kryetari Begaj ka inspektuar punimet në rregullimin e rrugëve në disa lagje të fshatit Bardh dhe me këtë rast është takuar edhe me banorët e këtyre lagjeve, të cilët i ka përgëzuar për rregullimin e rrugëve, ndërsa nga zyrtari përgjegjës për mbikëqyrjen e projektit, është njoftuar për ecurinë e punimeve në hapjen, zgjerimin dhe rregullimin e rrugëve, të cilat shumë shpejt dhe do të asfaltohen. Gjatë pasdites, kryetari Begaj, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Berisha dhe drejtori i urbanizmit, Vrenezi, i kanë inspektuar punimet në objektin e shkollës në Dragobil, pastaj në ndërtimin e sallës së sporteve në Astrazup, ku aktualisht është duke larguar objekti i shkollës së vjetër, për t’ia lëshuar vendin sallës së sporteve, si dhe janë inspektuar punimet në rregullimin e parkut në Marali.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …