Kryetari Begaj me rastin e festës së Bajramit të vogël i ka uruar të gjithë besimtarët

Kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj, me rastin e festës së Bajramit të vogël i ka uruar të gjithë besimtarët. Ai ndër të tjera ka thënë:  Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës, të nderuara dhe shumë të respektuara Familje të Dëshmorëve, Invalid dhe Veteran të Luftës, shumë të respektuar mërgimtarë nga Komuna e Malishevës, të nderuar besimtarë të besimit islam, në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, ju uroj të gjithëve festën e Bajramit të Vogël (Kurban Bajramit). Uroj që në këtë festë të madhe të Bajramit, paqja dhe solidariteti të mbretëroj tek të gjithë. Edhe këtë festë të Bajramit, po e presim në kushte të jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së COVID-19, dhe me këtë rast, në emër të Komunës së Malishevës, në emër të shtabit komunal emergjent, ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar gjatë festimit. Festoni dhe uroni në shtëpitë tuaja dhe nga shtëpitë tuaja. Sot jetojmë në një kohë të modernizuar dhe të zhvillimit të teknologjisë, prandaj shfrytëzojeni këtë mundësi për të dërguar urime dhe për të komunikuar me të afërmit. Ta mbrojmë jetën tonë, të familjeve tona dhe të popullit tonë. Ju lutem shumë, që të bëjmë kujdes të shtuar dhe mos ta përhapim edhe më shumë këtë virus vdekjeprurës. Zoti na ka dhënë jetën për të jetuar dhe ne nuk kemi të drejtë që ti privojmë të tjerët nga jeta, prandaj, festoni në shtëpitë tuaja, me familjen e ngushtë dhe përmes mesazheve ti uroni të tjerët. Zbatoni vendimet dhe rekomandimet e institucioneve tona përgjegjëse qeveritare dhe shëndetësore. Shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve, për shkak të situatës së krijuar. Urime festa e Bajramit të Vogël. Paqja dhe mirësia qoftë me ju.

Kryetari i Komunës së Malishevës

Ragip Begaj

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …