Kryetari Begaj ngushëlloi ambasadën italiane

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi, ambasadës italiane në Prishtinë, me rastin e humbjes së dhjetëra jetëve të njerëzve, në tërmetin e mbrëmshëm në Itali.

“Në emër të të gjithë banorëve të Komunës së Malishevës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, me rastin e tërmetit në Itali, ku humbën jetën shumë banorë. Ne jemi me ju”, thuhet mes tjerash në telegramin e dërguar ambasadës italiane nga kryetari i komunës së Malishevës z.Ragip Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …