Kryetari Begaj, po qëndron në Soest të Gjermanisë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Qendrës së Kompetencës në Malishevë, Nazmi Zogaj, me ftesë të qytetit të Soestit dhe shoqatave shqiptare, po qëndrojnë në Soest të Gjermanisë, prej ku kanë përfituar edhe një donacion (inventar për shkolla), si dhe janë takuar me autoritetet lokale të Soestit dhe disa institucione tjera, si dhe me bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në këtë pjesë të Gjermanisë. Gjithashtu, në kuadër të aktiviteteve të tyre në Soest, Begaj e Zogaj, janë pritur edhe nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Soest, Thomas Nobel, dhe më pas kanë takuar edhe drejtorin e Kolegjit Profesional në Soest, Dr. Peter Steinbuchel, me të cilët kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes këtij kolegji dhe Qendrës së Kompetencës në Malishevë. Malisheva, gjithashtu ka përfituar edhe një donacion për inventar për shkolla nga Soesti. Begaj e Zogaj, janë takuar edhe me përfaqësuesit e zyrës së migracionit në Soest, ku sipas të dhënave të kësaj zyre, në Soest janë të regjistruar 400 persona nga Kosova, të cilët jetojnë dhe punojnë atje. Gjatë vizitës në Gjermani, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është takuar edhe me bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në këtë pjesë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: FSK është dëshmia e tolerancës dhe e bashkëveprimit institucional

Në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes u mbajt tryeza e rrumbullakët me pjesëtarët e FSK-së …