Kryetari Begaj, priti komandantit e kontingjentit zviceran të KFOR-it

Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, ka pritur sot, komandantin e kontingjentit zviceran të KFOR-it, kolonelin Eichenberger dhe komandantin e njësisë monitoruese të saj LMT, në Malishevë, kapitenin Kaufman. Ky takim kishte karakter njoftimi të ndërsjellë, ndërsa u vlerësua lartë bashkëpunimi i mirë mes KFOR-it (LMT-së) dhe Komunës së Malishevës.

“Ne me ushtarët zviceran jetojmë bashkë dhe unë i falënderoj për bashkëpunimin e mirë me komunën, po edhe për kontributin e dhënë, në përgjithësi të KFOR-it zviceran, por edhe shtetit zviceran. E çmoj lartë bashkëpunimin dhe kontributin e njësisë së LMT-së në Malishevë, si dhe të shtetit zviceran, jo vetëm në rindërtimin e vendit, por edhe për faktin, se Zvicra është një vend ku jetojnë një pjesë e madhe e qytetarëve tanë dhe të cilët janë të inkuadruar në shoqërinë zvicerane”, tha kryetari Begaj.

Ndërsa koloneli Eichenberger, tha se qëllim i këtij takimi, është të njoftohet me të parin e komunës, ku shërbejnë ushtarët zviceran, pasi detyrën e udhëheqjes së kontingjentit zviceran, e ka marrë kohëve të fundit. “Dëshiroj të informohen edhe me situatën në Malishevë, por edhe me sjelljet dhe komunikimin e ushtarëve tanë me qytetarët dhe komunën, gjithashtu, më intereson edhe situata në Malishevë dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe ndihmës”.

Kryetari Begaj, e ka informuar kolonelin Eichenberger, lidhur me gjendjen e përgjithshme të Malishevës, popullsinë, situatën ekonomike, gjendjen e infrastrukturës së përgjithshme, të arriturat, resurset dhe nevojat që ka Malisheva.

Sa i përket situatës së sigurisë, u vlerësua lartë situata e sigurisë së përgjithshme, ku Malisheva, konsiderohet si njëri prej rajoneve më të qeta në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …