leoni

Kryetari Begaj, priti kryetarin e shoqatës kulturore “Kosova-Shkupi”, Rexhep Gyndyz

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i arsimit, Avdi Morina,  kanë pritur në një takim pune, kryetarin e Shoqatës Kulturore “Kosova-Shkup” në Turqi, Rexhep Gyndyz, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit mes Malishevës dhe Orhangasit, në fushën e arsimit, ku pritet që shumë shpejt të nënshkruhen edhe marrëveshjet e bashkëpunimit mes shkollave. Fillimisht, kryetari Begaj e ka falënderuar kryetarin e shoqatës “Kosova-Shkup”, Rexhep Gyndyz, për kontributin e tij, në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, e sidomos mes qyteteve dhe komunave, ku si rezultat i  kësaj, edhe janë binjakëzuar komuna e Malishevës me atë të Orhangasit. Nga ana tjetër, Rexhep Gyndyz, tha se “si shoqatë, janë të interesuar në rritjen e aktiviteteve, përmes së cilave përfitojnë në shkëmbim të përvojave edhe Malisheva, edhe Orhangasi, siç është arsimi, ku mund të shkëmbehen përvojat në fushën e arsimit profesional, si dhe në arsimin e mesëm, atë fillor dhe në funksionimin e çerdheve publike”.

Shumë shpejt pritet që së paku katër shkolla nga Malisheva, të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me katër shkolla nga Orhangasi, ku do të përfshihen një shkollë e mesme profesionale, dy shkolla fillore dhe çerdhja për fëmijë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …