Kryetari Begaj priti në takim drejtoreshën e organizatës LDF- Bernardina Krasniqi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Drejtori i drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim rural, Murat Hoxha kanë  pritur drejtoreshën, Bernardina Krasniqi nga organizata joqeveritare, LDF ( Local Development fund),  me  të cilën janë dakorduar për bashkëpunim në sektorët e bujqësisë, pasi Komuna e Malishevës njihet si rajon bujqësorë. Kurse Bernardina Krasniqi, përfaqësuese e organizatës LDF, njoftoi kryetarin Begaj dhe drejtorin Hoxha  me kushtet të cilat i ofron kjo organizatë dhe që kërkon bashkëpunimin me komunën, në rast të implementimit të projekteve me zotim dhe participim të mjeteve në shumën prej 10% apo edhe më shumë. Në këtë takim ishte prezent edhe Murat Hoxha, Drejtor i drejtorisë për  Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim rural në Komunën e Malishevës, i cili i njoftoi përfaqësuesit e organizatës LDF, me kërkesat  dhe nevojat e fermerëve të Komunës së Malishevës në disa sektor si: Për pikat grumbulluese të qumështit, ndërtimi i disa objekteve për përpunimin e produkteve dhe perimeve,  ndërtimi edhe i disa shtallave dhe furnizimi me gjedhe. Pas dakordimit për bashkëpunim, në të ardhmen e afërt priten edhe takime tjera mes kësaj organizate dhe komunës, përkatësisht sektorit të bujqësisë, për mundësitë e implementimit të ndonjë projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …