Kryetari Begaj, priti në takim komandantin e KFOR-it turk, kolonelin Bash

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur komandantin e kontingjentit turk të KFOR-it, kolonelin Numan Bash. Ky takim ishte me karakter njoftues, pas marrjes së komandës së kontingjentit turk, nga ana e kolonelit Bash. Kryetari Begaj, pasi i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrë, e ka njoftuar ushtarakun turk, me Malishevën në tërësi, rrjedhat dhe zhvillimet në Malishevë, si dhe e ka falënderuar KFOR-in turk, për bashkëpunimin e mirë, si dhe për kontributin e Turqisë, gjatë luftës në Kosovë. Edhe koloneli Numan Bash, komandant i kontingjentit të KFOR-it turk, ka thënë se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe në të ardhmen, ndërsa për Kosovën ka thënë se  “edhe pse një vend i vogël, i ka njerëzit shumë të mirë dhe se ndihet shumë mirë këtu”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …