Kryetari Begaj priti në takim komandantin e kontingjentit italian të KFOR-it

 

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në takim, komandantin e kontingjentit italian të KFOR-it, kolonelin Daniele Pisani, i cili është edhe komandant i grupit shumëkombësh të  perëndimit. Takimi kishte karakter njoftues, ndërsa është biseduar edhe për zhvillimet e përgjithshme, përfshi edhe sigurinë në Malishevë. Komandanti italian, ishte i shoqëruar edhe nga nënkoloneli turk Musa Unsal nga komanda e JRD-së, si dhe ushtarakët e njësisë së CIMIC-ut italian. Kryetari Begaj, i ka falënderuar për vizitën në Malishevë, si dhe për bashkëpunimin e mirë në mes të KFOR-it dhe Komunës së Malishevës, bashkëpunim i cili përfshinë edhe përkrahjen në mjete konkretizuese, që KFOR-i italian dhe CIMIC, në vazhdimësi e mbështetur Komunën e  Malishevës. Ndërsa komandanti i kontingjentit italian të KFOR-it, kolonel Daniele Pisani, e ka përgëzuar kryetarin Begaj, për punën e mirë që ka bërë dhe për bashkëpunimin me kontingjentin italian të KFOR-it dhe CIMIC. Ushtaraku italian, gjithashtu e ka përgëzuar kryetarin për qytetin e Malishevës, në veçanti për hapësirën e gjelbër, duke e quajtur një qytet  të bukur. Kryetari Begaj dhe koloneli Pisani, ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e rritjes së këtij bashkëpunimi në mes të Komunës së Malishevës dhe kontingjentit italian të KFOR-it, pastaj për punën dhe bashkëpunimin me njësinë e CIMIC-ut italian (njësi e KFOR-it), si dhe për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Malishevës, përfshi edhe sigurinë e përgjithshme, e cila u vlerësua si shumë e qetë dhe stabile në Komunën e Malishevës. Të dytë u pajtuan që të vazhdohet bashkëpunimi i ndërsjellë, në mes të Komunës dhe KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …