Kryetari Begaj, priti në takim kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha

Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, ka pritur në takim pune, kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, i cili ishte shoqëruar edhe nga përgjegjësit e postave në Malishevë dhe Kijevë, Asllan Kastrati dhe Sylë Dukolli. Ky takim kishte karakter njoftues dhe pune, lidhur me shërbimet që ofron Posta e Kosovës. Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, e ka njoftuar kryetarin Begaj, me shërbimet që ofron posta, bashkëpunimin me institucionet vendore, ofrimin e shërbimit të pagesave për shërbimet e caktuar, si dhe nevojën që këto shërbime të jenë më efikase dhe sa më afër qytetarit, e që mund të realizohen në bashkëpunim me institucionet. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka përgëzuar për punën që janë duke bërë posta, si dhe ka premtuar se do të vazhdoj bashkëpunimin me Postën e Kosovës, në shërbim të qytetarëve dhe rritjen e bashkëpunimit me postën, në mënyrë që qytetarët ti kenë shërbimet më të shpejta dhe më të lehta.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …