Kryetari, Begaj, priti në takim përfaqësuesit e KBGJ-së

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, shefja e kabinetit, Blerta Krasniqi dhe zyrtarja për barazi gjinore, Vera Bytyçi, pritën në takim, kryesuesen e Komitetit për Barazi Gjinore, Agnesa Kastratin  me bashkëpunëtorë. Begaj i njoftoi anëtarët e Komitetit për Barazi Gjinore, me përfaqësimin gjinor në institucionet publike të Komunës së Malishevës, si në administratë, shkolla, institucione shëndetësore, kulturore, ku shumë gra udhëheqin dhe menaxhojnë, si dhe shprehi gatishmërinë për t’i çuar përpara proceset në sektorin e barazisë gjinore për t’i mbështetur gratë në biznese, sepse ky është potenciali për zhvillim dhe mirëqenie socio-ekonomike të vendit në tërësi, po ashtu deri tash kemi mbështetur kërkesat e tyre  si dhe në të ardhmen do t’i mbështesim  projektet plotësisht, tha Begaj. Kurse, Agnesa Kastrati, u interesua për punët në Qendrën e Mjekësisë Familjare ”Shpëtim Robaj”, në Malishevë, pozitën e gruas në jetën institucionale publike e vendimmarrëse, po ashtu edhe pjesëmarrëset tjera në takim, ishin që të kemi më shumë përkushtim për sistemimin dhe avancimin e pozitës së gruas në institucionet publike dhe private, më qëllim që të rritët mirëqenia familjare dhe vendimmarrja e tyre në institucionet  vendimmarrëse publike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …