Kryetari Begaj priti një grup biznesmenësh nga Ankaraja

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim pune një grup biznesmenësh nga Turqia, përkatësisht nga Ankaraja, me të cilët ka biseduar për mundësitë e investimeve në Malishevë, me theks të veçantë për trajtimin ujërave të zeza, apo ngritjen e impianteve, si dhe për mundësitë e investimeve në fushat tjera.

Fillimisht, kryetari Begaj, i ka njoftuar përfaqësuesit e bizneseve turke, lidhur me gjendjen e përgjithshme në Komunën e Malishevës, si dhe për mundësitë që ofron Malisheva, për investitorët, në të gjitha fushat.

Nga ana tjetër, biznesmenët turq, u interesuan për kushtet dhe mundësitë e investimeve, të cilat do të jenë në harmoni me projektet, idetë dhe nevojat që ka, në këtë rast Malisheva.

Përveç trajtimit të ujërave, bizneset turke, janë të interesuar edhe për investime ne fushën e energjisë, përmes sistemit të përfitimit të energjisë solare

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …