leoni

Kryetari Begaj priti udhëheqësin e ri të LMT-së në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur, udhëheqësin e ri të njësisë së LMT-së zvicerane në Malishevë, pjesë e KFOR-it, kapitenin Urs König. Ky takim kishte karakter njohës, pasi, kapiteni König, prej tani është udhëheqës i njësisë së LMT-së zvicerane në Malishevë.

Në këtë takim, kryetari Begaj, e ka uruar kapitenin König, për detyrën e re, dhe i ka ofruar bashkëpunimin e Komunës së Malishevës. Kryetari Begaj, gjithashtu, e ka njoftuar ushtarakun zviceran me rrjedhat e përgjithshme në Malishevë, si dhe me faktin që Malisheva, vazhdon ta ketë primatin e komunës më të sigurt. Po ashtu Begaj, e ka falënderuar edhe paraardhësin e tij, për bashkëpunimin e mirë me komunën.

Udhëheqësi i deritanishëm i njësisë së LMT-së, kapiteni Macoratti, e ka falënderuar kryetarin Begaj, për bashkëpunimin e mirë, si dhe e ka njoftuar me pasardhësin e tij, kapitenin Urs König.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …