Kryetari Begaj priti zyrtarët e UNMIK-ut

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur zyrtarët e UNMIK-ut, përkatësisht shefen e zyrës së UNMIK-ut për regjionin e Pejës dhe Prizrenit, Lilia Galieva me bashkëpunëtor. Ky takim, kishte karakter njoftues, si dhe u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat e caktuara. Kryetari Begaj, fillimisht i ka falënderuar për vizitën, e më pas i ka njoftuar me Malishevën, në veçanti për fushat të cilat edhe janë fokus i interesit të UNMIK-ut, minoritetet, trashëgimia kulturore, barazia gjinore, si dhe e ka njoftuar me Malishevën në përgjithësi. Zyrtarja e UNMIK-ut, Galieva, e ka uruar kryetarin Begaj, për rizgjedhjen si kryetar i komunës dhe i ka uruar sukses në drejtimin e komunës për katër vitet e ardhshme. Më pas, zyrtarja Galieva, është interesuar për çështjet që edhe janë fokus i zyrës së UNMIK-ut, si dhe për formimin e komiteteve obligative në Komunën e Malishevës. Gjithashtu, zyrtarët e UNMIK-ut, u interesuan edhe për situatën me ethet hemorragjike në Malishevë, Për të gjitha këto çështje, kryetari Begaj, i ka njoftuar zyrtarët e UNMIK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …