Kryetari Begaj, shtroi iftarin tradicional për familjet e dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, ka vazhduar traditën e iftarit me familjet e dëshmorëve të Komunës së Malishevës. Si në çdo muaj të shenjtë të Ramazanit edhe kësaj radhe është organizuar një iftar me familjet e dëshmorëve, ndërsa në këtë iftar ishin prezent edhe zyrtarë komunal të cilët agjërojnë, anëtar të Kuvendit të Komunës, si dhe krerët e Bashkësisë Islame në Malishevë. Në këtë iftar, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka folur edhe për “sakrificën e dëshmorëve të kombit, duke e vlerësuar lartë aktin më sublim që kanë bërë dëshmorët, për lirinë e vendit dhe për popullin, pasi gjaku i derdhur për liri, ka bërë të mundur që edhe ne sot, së bashku ta gëzojmë lirinë, por edhe muajin e Ramazanit, e të bëjmë iftar së bashku dhe ti shijojmë frytet e lirisë”. Me admirim të madh për dëshmorët, ka folur edhe kreu i Bashkësisë Islame në Malishevë, mulla Xhevat Kryeziu, i cili, fillimisht kujtoi kohën kur nuk kemi mundur të organizojmë, jo vetëm iftar të përbashkët, por asnjë ndejë, pasi kemi qenë të shtypur dhe pa të drejtë të realizimit të të drejtave më elementare të njeriut. “Por sot, falë gjakut dhe sakrificës së dëshmorëve të kombit, ne jemi të lirë”, tha mulla Xhevat Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …