leoni

Kryetari Begaj, takoi Këshillin Organizativ të festivalit “Oda e Llapushës”

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim, Këshillin Organizativ të edicionit të pestë të  Festivalit Folklorik  “Oda e Llapushës”. Me këtë rast, kryetari Begaj, ka falënderuar këtë këshill për punën dhe angazhimin e tyre, në organizimin e festivalit. “Pavarësisht se kam qenë në një vizitë zyrtare në Gjenevë, festivali i folklorit është një prej aktiviteteve më me rëndësi për mua, në fushën e kulturës dhe me mendje kam qenë këtu, andaj ju përgëzoj të gjithëve për organizimin dhe realizimin e suksesshëm të festivalit”, ka thënë kryetari Begaj, gjatë takimit me Këshillin Organizativ. Po ashtu, kryetari Begaj, i ka uruar të gjithë fituesit e festivalit, si dhe i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, të cilët i kanë dhënë jetë festivalit, përmes prezantimit të kulturës dhe vlerave të larta artistike, e mbi të gjitha në ruajtjen e trashëgimisë sonë më të çmuar, folklorit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …