Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, ka pritur në takim përfaqësuesin e CIMIK-ut turk, Cem Sinan Barim dhe përfaqësuesit e LMT-së, Raphel Kiser dhe David Thomann. Kryetari Begaj u shprehi mirëseardhje përfaqësuesit të CIMIK-ut turk, Cem Sinan Barim dhe të LMT-së, Raphel Kiser dhe David Thomann. Kryetari Begaj, vlerësoi lartë punën e tyre në përgjithësi që bëjnë e jo vetëm në komunën e Malishevës, dhe u zotua për gatishmërinë e bashkëpunimit aktualisht dhe për të ardhmen në fushën e komunikimit e sigurisë, por edhe në shumë aspektet tjera për të mirën e qytetarëve të Malishevës. Nga ana tjetër Cem Sinan Barim, falënderoi Kryetarin Begaj për mikpritjen dhe bashkëpunimin e treguar, ku mes tjerash tha “ Kam kënaqësinë që partneriteti ynë me ju të vazhdoi edhe më tej e së bashku t’u shërbejmë komunitetit në nevojat që kanë dhe të angazhohemi për një ambient më të sigurt”.