Kryetari Begaj, takoi përfaqësuesit e KFOR-it italian

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim pune, përfaqësuesit e KFOR-it italian, përkatësisht njësinë e CIMIC-ut, me të cilët biseduan për çështje të ndryshe të bashkëpunimit mes KFOR-it italian dhe Komunës së Malishevës, bashkëpunim i cili u vlerësua lartë. Pasi i falënderoi për vizitën kryetari Begaj, gjithashtu i falënderoi për bashkëpunimin e mirë dhe për kontributin e KFOR-it në vazhdimësi, e në veçanti të KFOR-it italian, të cilët në vazhdimësi e kanë përkrahur Komunën e Malishevës. Po ashtu edhe shefi i njësisë së CIMIC-it, pjesë e KFOR-it italian në Kosovë, Andrea Vazzaz, e ka falënderuar kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, për bashkëpunimin e mirë me KFOR-in italian, si dhe e ka vlerësuar lartë këtë bashkëpunim, i cili do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …