Kryetari Begaj, takon bletarë e fermer

Gjatë vizitave, në inspektim të realizimit të projekteve, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka takuar edhe bletarë e fermer të komunës së Malishevës. Me këtë rast, kryetari Begaj, i ka uruar ata për punën që bëjnë, të cilët jo vetëm që sigurojnë të hyra për familjet e tyre, por edhe plasojnë në treg produkte vendore, siç është mjalti, qumështi dhe produktet e qumështit.

Afër fshatit Bubël, kryetari Begaj, është ndalur dhe ka takuar një ruajtës të deleve, i cili ruante rreth njëqind dele e qengja dhe ka biseduar me të për problemet që ai ballafaqohet në mbajtjen e deleve, ndërsa e ka inkurajuar që të vazhdoj këtë traditë të mbajtjes së deleve, pasi janë shumë fitimprurëse, pavarësisht vështirësive që dalin.

Ndërsa në fshatin Pagarushë, gjatë inspektimit të puseve të ujit, para fillimit të realizimit të projektit të ujësjellësit për këtë fshat, Begaj ka takuar edhe bletarin Sahit Pagarusha, me të cilin ka biseduar për bletët e tij dhe për problemet që ballafaqohet ai, në mbajtjen e bletëve.

Bletari nga Pagarusha, në lokacionin e tij, afër malit, ka rreth 140 koshere me bletë dhe njihet si një nga bletarët e suksesshëm të Komunës së Malishevës, si dhe një person shumë humanitar edhe një iniciator i shumë aksioneve në Pagarushë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …