Kryetari Begaj u prit nga shoqata “Kosovalilar” në Stamboll

Në kuadër të qëndrimit të tij në Stamboll, Kryetari i Komunës së Malishevës, me ftesë të shoqatës kulturore të kosovarëve që jetojnë në Stamboll, “Kosovalilar”, e ka vizituar këtë shoqatë, ku është takuar me kosovarët që jetojnë atje dhe janë anëtar të kësaj shoqate, në mesin e tyre edhe kosovarë me prejardhje nga Malisheva. Kosovarët e Stambollit, janë shprehur të gatshëm të punojnë për Malishevën dhe vendin e të parëve të tyre. Kryetari Begaj, i cili po qëndron në Stamboll, bashkë me drejtorin e bujqësisë, Murat Hoxha dhe anëtarin e KK të Malishevës, Faik Zogaj, mbrëmë janë takuar me anëtarët e kësaj shoqate dhe me kryetarin e shoqatës kulturore “Kosovalilar”, Murat Beg, me të cilët kanë biseduar për shumë çështje, si për pozitën e tyre në shoqërinë turke, ashtu edhe për situatën e përgjithshme në Malishevë dhe në vend. Në mesin e kosovarëve në Stamboll, Begaj është takuar edhe me Qazim Agushin, pasardhës i familjes së Iliaz Agushit nga Malisheva. Në këtë takim, anëtarët e shoqatës “Kosovalilar”, i kanë dhënë mbështetje kryetarit Begaj dhe kanë thënë se do të angazhohen maksimalisht për Kosovën, e në veçanti për Malishevën dhe do të kërkojnë nga kompanitë investuese në Stamboll, që të investojnë në Malishevë, sidomos nga kompanitë, pronarët e të cilëve janë me prejardhje nga Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …