Kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj me rastin e ditës së Pavarësisë i ka uruar të gjithë qytetarët kudo ku janë, ai ndër të tjera ka thënë: Të nderuar qytetarët të Komunës së Malishevës, ju uroj 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë të shenjtë të Republikës së Kosovës, më lejoni që në veçanti ti uroj të gjitha familjet e dëshmorëve të kombit dhe martirëve, invalidët dhe veteranët e luftës së lavdishme të UÇK-së.
Urime 12 vjetori i Pavarësisë së Republikës sonë.
Sinqerisht i juaji, Ragip Begaj-Kryetar i Komunës së Malishevës.