Kryetari Begaj vazhdon me pritjen e palëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, si çdo të enjte ka vazhduar traditën e pritjes së palëve, apo takimet me qytetarë në zyrën e tij të punës, me qëllim të njoftimit të drejtpërdrejt me hallet dhe problemet që kanë qytetarët dhe ofrimit të ndihmës nga ana e komunës, për çështjet të cilat janë kompetencë e institucionit të komunës. “Qëllim i imi është që të ju pres dhe të njihem me problemet apo nevojat që keni ju dhe që doni ti ndani me neve. Jo në të gjitha rastet ne mund të ndihmojmë në zgjidhjen e çështjeve të caktuara, por do të mundohemi që së paku të ju japim orientimin e nevojshëm”. Këto ishin fjalët që kryetari Begaj, i ndanë me qytetarët gjatë pasdites të së enjtes. Përndryshe, sikur ditëve tjera, në shumicën e takimeve me qytetarë të cilët kishin nevojë që ti paraqesin hallet, nevojat dhe shqetësimet e tyre, si individuale, ashtu edhe kolektive, në të gjitha rastet, kryetari Begaj, ju ka dhënë sqarimet dhe këshillat e nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …