Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive të emergjencës dhe të shëndetësisë, Sejdi Paçarizi dhe Hajdin Berisha, në ndërrimin e moteve i kanë vizituar shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Emergjencën në QKMF dhe Stacionin Policor në Malishevë.
Kryetari Begaj dhe drejtorët Paçarizi dhe Berisha, i kanë përgëzuar të gjitha këto njësi të emergjencave dhe të sigurisë, të cilët edhe këtë natë në ndërrimin e moteve, janë në shërbim të qytetarëve dhe në gatishmëri të plotë, për ti shërbyer të gjithë ata që kanë nevojë dhe të ofrojnë siguri për qytetarët e Komunës së Malishevës.