Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari ndërrimin e moteve e priti duke festuar se bashku me ata të cilët janë në orar të punës në natën e Vitit të Ri.
Kryetari Jashari vizitoi Shtëpinë e Personave të moshuar dhe pa përkujdesje familjare, po ashtu vizitoi edhe ata të cilët në këtë natë kujdesën për sigurinë tonë, Stacionin Policor, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare QKMF-Skenderaj, si dhe Zjarrëfiksat.
Për festën e Vitit të Ri 2018 Kryetari Jashari ju ka shpërndarë dhurata të gjithë punëtorëve që në natën e ndërrimit të moteve e presin në orarin e Punës së tyre, duke i uruar një vit të mbarë dhe sa me të suksesshëm.