Në urimin e kryetarit të komunës së Skenderajt Bekim Jashari, me rastin e ditës së pavarësisë së SHBA-ve thuhet: Urime të përzemërta për popullin Amerikan, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve!
Ju jemi përjetësisht mirënjohës, për gjithë çfarë është bërë për lirinë e Kosovës dhe shtetndërtimin e saj!
Në emër të gjithë qytetarëve të Skenderajt, gëzuar 4 Korrikun!