leoni

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj ka pritur në takim COLONEL BAJATA më bashkëpunëtorë

Gjatë këtij takimi janë njoftuar për se afërmi nga kryetari Bashkim Ramosaj, lidhur më planet për komunë e Deçanit, potencialet që ka komuna e Deçanit, në theks të veçantë për zhvillimin  e turizmit, dhe bujqësisë të cilat janë prioritet i komunës së Deçanit për mandatin 4 vjeçare, gjendjen ekonomike, papunësinë, nevojat e domosdoshme që ka komuna e Deçanit, projektet që janë realizuar dhe ato që do të vazhdojnë në mandatin 4 vjeçar. Pasi u njohë më të gjitha Colonel Bajata, tha se ky është takimi i parë për vitin 2018 në nivel vendi, po ashtu me ju si kryetar i komunës së Deçanit pas këtyre zgjedhjeve. Duke e përgëzuar për mandatin e tij si kryetar i komunës tha se unë i njohë të gjitha specifikat dhe vështirësitë që hasni gjatë punës, në theks të veçante për kërkesat e shumta që keni për punësim por dua të besoi se më programin që ju keni në mandatin 4 vjeçare për zhvillimin e turizmit dhe sektorin e bujqësisë  padyshim se nga këta dy sektorë do të gjeneroni edhe vende pune. Po ashtu është diskutuar edhe lidhur më raportet e ndërtuar mes Manastirit të Deçanit dhe Institucionit komunal, për të cilat tha se jam i kënaqur me vet faktin se keni arritur progres në ketë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …