Kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Zenun Pajaziti, thotë se në në zgjedhjet e 22 tetorit do t’i jepet fund izolimit të Gjilanit dhe Anamoravës. Pajaziti ka bërë të ditur se ka marrë besimin nga Kryesia e Degës së PDK-së në Gjilan që ai të jetë kandidat për kryetar. “Kjo është një përgjegjësi që e kam pranuar menjëherë sepse kam dëshirë të shërbej dhe të jap kontributin tim direkt përmes qeverisjes lokale në qytetin tonë”. Qytetarët e Gjilanit nuk e kanë merituar këtë trajtim dhe nëpërkëmbje. Do të punoj pa u ndalur asnjë moment, që Gjilani dhe Anamorava të fuqizohen dhe zhvillohen sa më shumë sepse qytetarët tanë janë më punëtorët dhe kanë traditë të punës, ka shkruar Pajaziti.
