Kryetari Demaku dhe zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian Wieland, mbështesin projektin e binjakëzimit të dy shkollave

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku së bashku me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, z.Rainer Wieland, përfaqësuesen e Ministrisë së Arsimit në Gjermani, znj. Kerstin Zielosko-Labonte, konzullin e Ambasadës së Kosovës në Austri, z.Ymer Lladrovci dhe  përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknoligjisë, kanë marrë pjesë në një tryez në shkollën e gjimnazit “Gjergj Katrioti-Skëndebeu”, ku janë zotuar se do të vazhdoj edhe ne të ardhmen bashkëpunimi i binjakëzimit me shkollën e gjimnazit të Egenit në qytetin Baden të Gjermanisë.

Fillimisht, zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland i shoqëruar me të tjerët kanë marrë pjesë në një orë mësimore, ku kanë inspektuar për së afërmi zhvillimin e orës së mësimit në gjuhën gjermane. Pastaj, tryezën e ka hapur drejtori i gjimnazit “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” , z. Valdet Istogu i cili ka prezentuar të dhënat për për shkollën. Ndërsa, kryetari i Komunës, z. Nexhat Demaku ka falenderuar pjesmarrësit, veçanërisht zëvendëspresidentin e Parlmanentit Evropian, dhe ka vlerësuar se me këtë vizit nderon Komunën e Drenasit dhe motivon që ky bashkëpunim mes dy shkollave të thellohet edhe më shumë. “Shkëmbimi i përvojave mes shkollës sonë dhe asaj gjermane është shumë i nevojshëm, kur dihet ndikimi i avancimit të nxënësve tanë në shkollat gjermane, që prijnë për cilësin e të gjitha fushave të avancimit. Kosova përben një frymë e kultur të civilizuar evropiane dhe gjeografikisht jemi pjesë e Evropes dhe synimet tona janë që të bëhemi edhe ne pjesë e BE-së”, ka thënë kryetari Demaku. Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, z. Rainer Wieland, në fjalimin e tij, tha se ndjehet shumë i kënaqur me viziten në Komunën e Drenasit. “Jam shumë i kënaqur që gjindem në Komunën e Drenasit, me këta nxënës kaq të edukuar dhe falenderoi kryetarin e Komunës që po e përkrah këtë projekt të binjakëzimit. Më vjen mirë që Komuna e Drenasit përkushtohet kaq shumë ne këtë projekt dhe ju përgezoj për vullnetin që keni në realizmin e tij. E di që pyetja e secilit nxënës do të ishte çështja e liberalizimit të vizave, por ne këtë pyetje nuk kam pergjigje, ndonëse ne kemi një simpati të jashtëzakonshme për popullin e Kosovës”, ka thënë Wieland dhe ka shtuar se në Kosovë, asnjëherë nuk e ka ndier veten të kërcenuar, madje ai ka vlerësuar se populli i Kosovës është shumë i socializuar dhe i demokratizuar. “Në Kosovë edhe politika e vendit po na ndimon shumë, prandaj ky projekt nuk do të ndalet, por do të vazhdoi edhe me tutje, ku një grup nxënësish nga Drenasi do të vizitojnë Gjermaninë dhe disa nxënës gjerman do të vizitojnë Drenasin për shkembimin e pervojave”, ka njoftuar zëvendëspresidenti Wieland. Në këtë takim pjesmarrëse ishte edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj.Sala Shala-Berisha e cila ka përgezuar këtë projekt. Ndërsa Ymer Lladrovci, konzull i Amasadës së Kosovës, ka treguar se këtë projekt e kishin nisur së bashku me znj.Labonte në vitin 2013 dhe është ndier i kënaqur që ky projekt ka gjetur mbështetjen edhe nga Komuna e Drenasit, përkatësisht nga kryetari Demaku dhe MASHT-i. Drejtues të shkollës kanë sqaruar se në gjimnaz zhvillohet mësimi edhe në gjuhën gjermane, por që nuk ka ndonjë plan program për zhvillimin e mësimit  dhe kanë kërkuar që përmes ambasades në Kosovë të gjindet mundësua e ndihmes për literatuar mësimi. Përfaqësuesja e Ministrisë së Arsimit në Gjermani, znj. Kerstin Zielosko-Labonte, ka thënë se do të shiqohen të gjitha mundësit përmes ambasadës gjermane dhe MASHT-it të furnizojnë me paisje dhe literaturën përkatëse për zhvillimin e mësimit të lendës gjermane. Në fund është zhvilluar një debat mes pjesmarrësve të vizitës dhe nxënësve të shkollës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …