Kryetari Demaku uron gjithë qytetarët për vitin e ri 2016

Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Nexhat Demaku, me rastin e ndërrimit të moteve, uron të gjithë qytetarët për vitin e ri 2016, duke uruar që në secilën familje të mbretëroj paqja, harmonia, shëndeti dhe gëzimi familjar.

Kryetari Demaku ka vlerësuar se viti që po lemë pas, ka qenë një vit me shumë suksese dhe i arritjeve të synimeve të përbashkëta me gjithë qytetarët e Komunës, por edhe i sfidave. “Drenasi në vitin 2015 ka shënuar progres në drejtim për realizimin e projekteve jetike për të gjithë qytetarët, ku janë realizuar dhjetëra projekte në asfaltim rrugësh, rrjet të kanalizimit, ujësjellësit, zgjerim të shërbimit për menaxhim të mbeturinave, ndërtim të trotuareve e shumë e shumë projekte të tjera dhe falënderoj të gjithë qytetarët të cilët kanë ndihmuar dhe lehtësuar që te realizohen synimet tona për te përmirësuar jetën e qytetarëve tanë. Edhe në vitin 2016, qeverisja lokale e Drenasit do të jetë e përkushtuar edhe me tutje për të bashkëpunuar me të gjithë qytetarët tanë në rrugën e realizimit të gjitha projekteve të planifikuara për një Drenas me të bukur dhe evropian. Komuna jonë edhe këtë vit do të ketë në fokus zhvillimin ekonomik, duke fuqizuar politikat zhvillimore në biznesin privat me synimin për të krijuar vende të reja të punës. Me rastin e ndërrimit të moteve, urojmë që viti 2016 të jetë vit i cili do t’i përmbush të gjitha pritjet e juaja dhe u bëjë thirrje që edhe këtë festë qytetarët e Drenasit të presin pa incidente “, ka thënë kryetari Demaku në urimin e tij për qytetarët e Drenasit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …