Kryetari dhe Komuna e Malishevës, me kohë e kanë publikuar raportin financiar

Në portalin informativ “Malishevapress”, është publikuar një lajm, i cili bazohet në një komunikatë të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), për mos publikim të raportit tremujor financiar dhe për mosraportim para Kuvendit të Komunës së Malishevës. Për të sqaruar edhe portalin në fjalë, KDI-në dhe më shumë për të sqaruar opinion e gjerë, jemi të obliguar të sqarojmë se kjo nuk qëndron, pasi kryetari Begaj dhe drejtoria për buxhet dhe financa, me kohë e kanë publikuar raportin tremujor financiar dhe me kohë e kanë paraqitur në Kuvendin e Komunës për raportim.

Në këtë shkrim të “Malishevapress” thuhet: Sipas KDI-së në listën e komunave të cilat nuk e kanë publikuar raportin financiar për tremujorin e parë të këtij viti bënë pjesë edhe Komuna e Malishevës.

Ndërsa e vërteta është e kundërt, pasi Komuna e Malishevës, me datë 26.04.2016, e ka publikuar raportin tremujor financiar, në ueb faqen zyrtare të Komunës së Malishevës, pasi paraprakisht ky raport është proceduar me kohë në Kuvendin e Komunës (sqarim: publikimi në ueb faqe, bëhet pasi raporti financiar procedohet në Kuvendin e Komunës). Ky raportim nuk është trajtuar në mbledhjen e fundit të KK-së, për shkak të agjendës së ngjeshur në mbledhjen e fundit, e cila është mbajtur më 29.04.2016. Futja apo mosfutja në rend dite e këtij raporti, është çështje e Kuvendit të Komunës dhe jo e qeverisë komunale.

Për të vërtetuar këtë, po ju përcjellim edhe linkun e publikimit të raportit, ku shihet edhe data e raportimit:  https://kk.rks-gov.net/malisheve/Dokumente/Raportet.aspx .

Po ashtu ju bëjmë me dije, se çdo vit, në të gjitha raportet e organizatave monitoruese, Komuna e Malishevës, renditet ndër më të mirat në raportimet e saj financiare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …