Ish kryetari amerikan Donald Trump nuk heq dorë nga ambicia e tij për t’u rikthyer sërish në Shtëpinë e Bardhë

Kryetari Donald Trump do të nënshkruajë tre urdhra ekzekutivë për riformimin e ushtrinë, duke përfshirë ndalimin e anëtarëve transgjinorë

Kryetari amerikan,  Donald Trump pritet të nënshkruajë të hënën tre urdhra ekzekutivë që do të riformojnë ushtrinë, duke përfshirë ndalimin e anëtarëve transgjinorë që të shërbejnë në forcat e armatosura të SHBA-së, heqjen e programeve të Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes  në ushtri, si dhe rikthimin në shërbim me pagesë prapavepruese të anëtarëve të larguar për refuzimin e vaksinimit kundër Covid-19, sipas dy zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë që folën për CNN. Urdhrat, të cilët u raportuan fillimisht nga New York Post, vijnë ndërsa kandidati i Trump për të udhëhequr Pentagonin, Pete Hegseth, u betua si sekretar i mbrojtjes të shtunën. Hegseth ka deklaruar prej kohësh se planifikon të zbatojë ndryshime të mëdha kulturore në ushtri, përfshirë përfundimin e praktikave DEI dhe largimin e anëtarëve të shërbimit që ai i konsideron “të zgjuar” (woke). Trump kishte ndaluar amerikanët transgjinorë të shërbenin në ushtri në vitin 2017 gjatë administratës së tij të parë, por ish-presidenti Joe Biden lëshoi një urdhër në vitin 2021 duke shfuqizuar ndalimin. Disa orë pasi u betua për mandatin e tij të dytë javën e kaluar, Trump nënshkroi një urdhër që revokonte vendimin e administratës Biden në 2021 për të lejuar anëtarët transgjinorë të shërbenin.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja dhe Holanda kërkojnë përkushtim të Kosovës në dialog dhe sundim të ligjit

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se Kosova duhet të angazhohet …