Kryetari amerikan, Donald Trump sot do të betohet si udhëheqësi i 47-të i Amerikës, për një mandat katër vjeçar në Shtëpinë e Bardhë. Sot në Uashington siguria është rritur për ceremoninë e inaugurimit të presidentit, Donald Trump. Ai ka thënë përpara përkrahësve të tij, në Uashington, se një ditë përpara se të kthehet në Shtëpinë e Bardhë se do të vendosë kufizime të rrepta për imigracionin në ditën e tij të parë në detyrë, duke premtuar se do të përmbushë me shpejtësi premtimin kryesor të fushatës së tij. Trump përsëriti zotimin e tij të fushatës për të ndërmarrë përpjekjen më të madhe të dëbimit në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ai ka thënë se do të falë shumë nga mbi 1500 personat e dënuar ose të akuzuar në lidhje me sulmin. Tubimi i së dielës i kryetarit Trump, së bashku me fjalimin e sotëm inaugurues, mund të përcaktojë orientimin e mandatit të tij të dytë, në Shtëpinë e Bardhë.
Kontrolloni gjithashtu
Glauk Konj-ufca ka kritikuar administratën e kryetarit, Joe Biden dhe ish-kryetarit Barack Obama, pasi nuk janë më në pushtet
Tani kur Amerikën e udhëheq kryetari, Donald Tramp, servili si shumë të tjerë nga VyVy-ja …