Kryetari Ekrem Kastrati mbajti takimin e dytë publik me qytetarë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore, sot e ka mbajtur takimin e dytë publik me qytetarë dhe e ka prezantuar punën dhe angazhimet e tij dhe të qeverisë komunale, gjatë vitit 2023, ndërsa më pas ka zhvilluar edhe debat me të pranishmit në këtë takim. Në këtë takim publik me qytetarë, kryetari Kastrati, e ka prezantuar punën njëvjeçare të Komunës së Malishevës, realizimin e projekteve kapitale dhe çështjet e tjera, me të cilat komuna është përballur gjatë këtij. Lirimi i hapësirës publike, ndërtimi i rrugës “Ibrahim Mazreku”, punimet në ndërtimin e parkingut nëntokësorë dhe parkut të qytetit, investimet në bujqësi, në shëndetësi,  në sport, në kulturë, duke mos lënë anash as investimet tjera nëpër fshatra, ishin disa nga punët që i ka prezantuar kryetari Kastrati, si dhe punën e drejtorive komunale. Po ashtu, kryetari Kastrati ka folur edhe për sfidat me të cilat është ballafaquar gjatë këtij viti, duke përfshi buxhetin e limituar që ka Malisheva, por që në fund, duke bërë përpjekje maksimale, janë realizuar objektivat për këtë vit. Kastrati, është përgjigjur edhe në pyetjet dhe komentet e parashtruara nga të pranishmit në këtë takim, përfshi edhe shqetësimet e qytetarëve për mungesën e theksuar të energjisë elektrike. Për problemet me furnizim me energji elektrike, shqetësimin e tij, kryetari Kastrati, sikur gjatë tërë viti, edhe sot e ka shprehur, edhe pse kjo çështje nuk është në dorë të komunës, por ka kërkuar zgjidhje për këtë problem me të cilin Malisheva po përballet që nga paslufta. Në fund, kryetari i Komunës së Malishevës, i ka falënderuar të gjithë qytetarët për përkrahjen dhe mirëkuptim gjatë realizimit të projekteve, si dhe i ka uruar të gjithë qytetarët, në prag të ndërrimit të moteve, duke ju dëshiruar një vit të ri, të begatshëm për të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …