Kryetari Elezaj u takua me përfaqësuesit e Shoqatave të Luftës së UÇK-së

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Administratës Binak Sylaj dhe ai i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Skënder Merturi, është takuar me përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Klinë, me të cilët ka biseduar për sfidat dhe problemet që përballen këto kategori dhe mundësinë për të ndihmuar ata për nevojat që kanë. Kryetari i Organizatës së veteranëve të UÇK-së, Hajdin Balaj e ka njoftuar kryetarin Elezaj, me funksionimin e tri shoqatave, asaj të veteranëve, familjeve të dëshmorëve e invalidëve. Balaj, kërkoi mbështetje institucionale për funksionimin sa me normal të këtyre shoqatave pasi qe nuk kanë një buxhet të tyre. Ai po ashtu, kërkoi që të formohet një komision për ndarjen e 35 banesave në objektin e ndërtuar për kategoritë e luftës i cili tashme është i gatshëm, pastaj rregullimin e varrezave të dëshmorëve, ndërtimin edhe të një objekti tjetër për këto kategori pasi që një pjesë e tyre jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe kanë nevoje për banesë. Përfaqësuesit e Shoqatave të Luftës, Hajdin Balaj, Xhavit Dauti dhe Bahtije Haliti, kanë kërkuar gjithashtu edhe zyre për Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe të Invalidëve si dhe ndihmë teknike për funksionimin sa me të mirë të këtyre shoqatave të cilat kanë angazhime të shumta. Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka premtuar se mbështetja financiare për këto shoqata nuk do të mungojë dhe se shpejt do të fillojnë dhe procedurat e nevojshme ligjore për ndarjen e banesave. Për rregullimin e varrezave të dëshmorëve, Elezaj, tregoi se janë të ndara 50 mijë euro. “Vitin e ardhshëm besoi se me buxhet do të përcaktohemi edhe për ndërtimin e një objekti tjetër si dhe do të ndihmojmë edhe në funksionimin e shoqatave të juaja teknikisht por edhe financiarisht sipas mundësive buxhetore. Këto kategori meritojnë mbështetje dhe atë do ta kenë”, tha Elezaj. U bisedua edhe për kremten e Festës së Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …