Kryetarë Federal gjerman Frank-Walter Shtainmejer i përcolli kryetarit Bajram Begaj urimet e Gjermanisë për Festën e Pavarësisë. Para vizitës së tij që do të zhvillojë të enjten dhe të premten në Tiranë, Shteinmeier shprehet se Shqipërinë dhe Gjermaninë i lidh një partneritet i ngushtë, në nivel dypalësh dhe si vende aleate të NATO-s. “Gëzohem që përmes nisjes së bisedimeve të anëtarësimit këtë korrik Shqipëria ka bërë edhe një hap historik drejt Bashkimit Evropian”, thekson Presidenti Steinmeier në mesazhin e publikuar nga Ambasada gjermane në vendin tonë. Ai deklaron se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë në mënyrë aktive vendin tuaj në këtë rrugë si mik dhe partner. “Uroj për ju dhe bashkëkombësit tuaj mbarëvajtje personale dhe një të ardhme në paqe, liri dhe mirëqenie”, përfundon mesazhi i Presidentit gjerman. (ATSH)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …