Kryetari i Partisë, “Fjala”, Gëzim Kelmendi ia ka përmendur mashtrimet, Albin Kurtit

Kryetari i FJALËS, Gëzim Kelmendi, reagoi kundër lëndës së edukatës seksuale në shkollat e Kosovës

Në reagimin e Partisë fjala thuhet: Koalicioni K10 që përfshin disa OJQ, ka lansuar të ashtuquajturën platformë për të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues. Sipas tyre është shqetësuese se vetëm 14% të qytetarëve përdorin mjete kontraceptive, dhe për këtë ata shohin të arsyeshme futjen e edukatës seksuale në shkolla. Ideja e disa OJQ-ve që në Kosovë të futet lënda e edukimit seksual, është ide e rrezikshme dhe cënon rëndë vlerat tona morale që ne si popull i kemi kultivuar me shekuj.

Fëmijët tanë nuk kanë nevojë për  të ashtuquajturën edukatë seksuale por kanë nevojë për edukatë morale, e cila mësohet në kuadër të edukatës fetare. Shkollave tona nuk u duhet edukata seksuale, edukata fetare.

Është e turpshme se si disa OJQ- për përfitime materiale na promovojnë shfrenimin seksual si edukim seksual ,e që sipas tyre i bie ju “kënaquni” sa të mundeni, vetëm se duhet të përdorni kontraceptiv. Ne iu bëjmë me dije se ne jemi pasues të Ymer Prizrenit, Haxhi Zekës e Isa Boletinit, ne kemi kulturën e tonë dhe moralin tonë. Neve nuk na duhet kultura e atyre që ndërrojnë partnerët sikur çorapet, që flen burri me burrë e grua me grua. Atë kulturë mbani për veti e mos ia mësoni fëmijëve tanë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …