Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri: Jonuz Musliu na e la testament zgjidhjen e problemeve të Kosovës Lindore

Shaip Kamberi: Do ta kujtojmë Jonuz Musliun si një njeri i cili e donte vendlindjen e tij

Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, u organizua homazhe para arkivolit dhe mbledhje komemorative, ku pos të parit të Komunës, ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Raradinaj e përfaqësues nga jeta politike e ushtarake nga Kosova, Shqipëria dhe Kosova Lindore. Në fjalën e tij, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se, në detyrën e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe si kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuzi vazhdoi luftën e tij për drejtësi politike, për të drejtat politike të shqiptarëve në këtë pjesë, e cila ka mbetur padrejtësisht jashtë zgjidhjes së problemit të Kosovës së Vjenës.

“Sot e nderuam jetën, veprën, sakrificën e Jonuz Musliut, i cili u nda nga jeta në Janarin e lavdishëm dhe iu bashkëngjit udhës së bashkëluftëtarëve në kryengritjen për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, Kosovën Lindore e Maqedoni. Krejt jetën e tij ai ia kushtoi atdheut. Ne kemi qenë bashkëpunëtorë të ngushtë në zgjidhjen e problemeve politike të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe të drejtave në Republikën e Kosovës. Jonuzi na e la në testament zgjidhjen e këtyre problemeve. Nuk ka të drejtë askush që ta mohojë këtë të drejtë”, ka thënë Haziri.

Ndërsa, kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë se do ta kujtoj Jonuz Musliun si një njeri i cili e donte vendlindjen e tij, Bujanocin dhe dëshironte ta bëjë një vend më të mirë për të gjithë qytetarët e saj. Në emër të kryeministrit të Republikës, Ramush Haradniaj, ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e hershme të Jonuz Musliut, këshilltari i tij, Haki Shatri. Ndërkaq, në emër të familjes ka folur djali i veprimtarit, Shqipërim Musliu, i cili falënderoi kryetarin Haziri për respektin e treguar për figurën e ish-përfaqësuesit politik të UÇPMB-së. Në fund, kryetari i Gjilanit ka ndarë mirënjohje Post Mortum për Jonuz Musliun, për “për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë për çlirimin e Kosovës dhe afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore”.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …