Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim Këshillin Kombëtar Shqiptar të Malit të Zi, i prirë nga kryetari Faik Nika. Në takim, kryetari Konjufca u shpreh se Republika e Kosovës dhe Mali i Zi kanë raporte të mira fqinjësore dhe tashmë edhe një përcaktim të qartë gjeostrategjik dhe transatlantik. Zhvillimet e fundit shqetësuese në Ukrainë janë shenjë se ne duhet të forcojmë edhe më shumë bashkëpunimin me njëri-tjetrin, tha kryetari Konjufca. Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar nga Mali i Zi e falënderuan Kryetarin e Kuvendit për pritjen e ngrohtë dhe, ndër të tjera, veçuan nevojën për ngritjen e kuotave për studentët dhe specializantët shqiptar nga Mali i Zi. Ata kërkuan njëherësh edhe përkrahje institucionale për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi, mbështetje të projekteve të ndryshme kulturore e arsimore, si dhe investime në infrastrukturë në vendbanimet shqiptare. Kryetari Konjufca dhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Shqiptar u pajtuan për avancimin e bashkëpunimit dhe domosdoshmërinë e përkrahjes së komunitetit shqiptar në Mal të Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …