Kryetari Halit priti në takim homologun e tij nga Kllokoti, biseduan për projektet në interes të qytetarëve të dy komunave

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim z. Vladan Bogdanoviq, kryetari i komunës së Kllokotit. Me këtë rast dy kryetarët kanë bashkëbiseduar për projektet e përbashkëta në interes të banorëve të Vitisë dhe Kllokotit.  Bëhet me dije se konkretisht është biseduar për disa projekte në fushën e infrastrukturës rrugore dhe qarkullimit të lirë dhe më të shpejt të banorëve, por edhe për pastrimin dhe hapjen e përroskave që kalojnë nëpër dy komunat. Kryetari Haliti dhe kryetari Bogdanoviq u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin ndërkomunal në kuadër të vendimit të marrë në Kuvendin Komunal të Vitisë si dhe të konkurrojnë bashkërisht në disa projekte. Në këtë takim u bë me dije se ata do të hartojnë edhe memorandume bashkëpunimi në fushat e ndryshme me qëllimin më të mirë që të shërbejnë  banorëve të dy komunave.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …