Kryetari Halit priti në takim nxënësit vitias, që do ta përfaqësojnë Vitinë dhe regjionin e Gjilanit në garat e nivelit republikan në disiplinën e Pingpongut

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim nxënës të gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti, të udhëhequr nga profesori i tyre Milot Haziri. Me këtë rast Profesori Haziri, bëri me dije se nxënësit Vitias, do të përfaqësojnë Vitinë në garat e nivelit republikan në Pingpong, që do të mbahen në Ferizaj. Profesori Haziri falënderoj kryetarin Haliti për mbështetje dhe përkrahjen si dhe të gjithë pedagogët e sportit shkollor në veçanti, nxënësit për përfaqësimin e denjët që i është bërë shkollës, komunës së Vitisë por tani edhe regjionit. Kryetari Haliti e ka përgëzuar atë dhe nxënësit vitias për sukseset e arritura, duke potencuar se Vitia, gjithmonë është krenuar me sukseset e sportdashësve por edhe të talenteve të rijnë në disiplinat e ndryshme sportive. Ai ju urojë atyre që të arrijnë në majat e suksesit dhe u zotua se Vitia do të vazhdoj të përkrah sportistët dhe talentet e saj. Përndryshe Profesori Milot Haziri, ka falënderuar kryetarin Haliti dhe komunën e Vitisë për mbështetjen e vazhdueshme duke potencuar se kjo është një shtytje e fortë që ata të vazhdojnë me plotë përkushtim dhe vullnet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …