Kryetari Haliti bashkëbisedoj me ekspertin e Auditimit mbi Raportin e Auditorit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Hajrush Kurteshi Koordinator për bashkëpunim me projektin “Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse” nga Komuna e Vitisë kanë pritur në takim, Ekspertin e Auditimit, Genc Rraci, si përfaqësues në kuadër të programit USAID TEAM. Gjatë këtij takimi është biseduar për arritjet e Komunës së Vitisë për raportin e auditimit nga Zyra Kombëtarë e Audititmit dhe zbatimit të rekomandimeve nga Komuna e Vitisë përmes Planit të Veprimit të Zbatimit të Rekomandimeve. Ndërkaq në këtë takim Kryetari Haliti potencoi se Komuna e Vitisë, disa herë radhazi ka qenë ndër komunat e pakta në Kosovë që ka pasur raportin e pamodifikuar nga Auditori i Jashtëm. “ Komuna e Vitisë është vlerësuar disa herë pozitivisht nga Raporti i Auditorit të Jashtëm duke marrë opinionin e pamodifikuar. “Megjithatë ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë me disiplinë financiare me qëllimin më të mirë të shfrytëzimit së më të drejtë të parave të taksapaguesve tanë”, u shpreh Haliti. Kryetari Haliti potencoi se pasi që kjo komunë ka pranuar Raportin e Auditorit të Jashtëm për vitin 2018 ata kanë përgatitur edhe Planin e Veprimit për zbatimin e Rekomandimeve të marra nga ky raport. Ndërsa shtoj se kjo komunë ka marrë veprime konkrete për zbatimin e rekomandimeve të marra. Ndërkaq Kryetari Haliti falënderoj projektin USAID TEAM për mbështetjen e vazhdueshme dhe shtoj se kjo komunë do të vazhdoj të bashkëpunoj me këtë projekt të rëndësishëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …