Kryetari Haliti bashkërisht me KFOR-in Italian, Kryqin e Kuq dhe Shoqatën “Nëna Terezë”-Viti, kanë ndihmuar disa familje me pako ushqimore, veshmbathje dhe lodra për fëmijë

Kryetari i komunë së Vitisë, Sokol Haliti i është bashkangjitur një aktiviteti humanitar të KFOR-it Italian në Kosovë, Carabiniere në krye me Komandantin, Kol. Stefano Fedele. Në këtë aktivitet humanitar që u organizua nga KFOR-i Italian dhe Organizata Humanitare “Kryqi i Kuq” në Viti janë shpërndarë pako ushqimore, veshmbathje dhe lodra për fëmijë për tre familje vitiase.

Kryetari Haliti, ka falënderuar KFOR-in Italian, për misionin e tij që po e zhvillon në Kosovë, në veçanti edhe për ndihmën që po e ofron në komunitet përmes aktiviteteve të ndryshme në këtë komunë. Ndërkaq Shtatore Hajrizi, përfaqësuese e Kryqit të Kuq në Viti, tha se KFOR-i Italian- Carabinieri , vazhdimisht ka përkrahur këtë organizatë humanitare duke dhënë donacione të ndryshme për qytetarët vitias në nevojë dhe për këtë kjo organizatë dhe qytetarët e kësaj komune ju janë atyre shumë mirënjohës. Ndërkaq këtij aktiviteti humanitar ju është bashkangjitur edhe Shoqata Bamirëse Humanitare “Nëna Terezë” në Viti, në krye me Halit Alidema.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …