Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtoresha e arsimit, Arta Ajeti kanë pritur sot në takim të rregullt drejtorët e shkollave të komunës së Vitisë.
Në këtë takim u diskutua rreth ecurisë së procesit arsimorë, nevojat që kanë shkollat për investime si dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta për 22 prillin-Ditën Botërore të Tokës.