Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtoresha e arsimit, Fatbardha Emini kanë pritur sot në takim të rregullt drejtorët e shkollave të komunës së Vitisë dhe këshillin e prindërve. Në këtë takim u diskutua rreth të arriturave, punëve dhe sfidave që i kanë përcjellë gjatë këtij viti. Po ashtu u diskutua rreth ecurisë së procesit arsimorë, si dhe për planet për vitin e ardhshëm.