Kryetari Haliti dhe Drejtori Rama pritën në takim përfaqësues të bizneseve vitiase

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti, kanë pritur sot në takim përfaqësues të bizneseve në Viti,  në krye me kryetarin e Shoqatës së Bizneseve të Vitisë, Xhemajl Hasani. Gjatë këtij takimi është folur për vështirësitë me të cilat po përballën bizneset gjatë kohës së pandemisë. Me këtë rast Hasani ka potencuar nevojën e bizneseve vitiase që të kenë sa më parë qasje në autostradën “Arben Xhaferi” përmes Gërlicës. Ai gjithashtu ka kërkuar nga komuna e Vitisë, që të shikohen mundësitë që të bëhen disa lehtësime në taksa dhe tatime por edhe të lirohen bizneset nga taksat për shfrytëzimin e hapësirave publike.  Sipas tij gjendja e pandemisë ka vështirësuar gjendjen financiare të bizneseve dhe lehtësimet e tilla do të përmirësonin sadopak gjendjen e tyre ekonomike. Ndërkaq Kryetari  Haliti i ka njoftuar ata me projektet e ndryshme të cilët ndikojnë pozitivisht në të bërit biznes në këtë komunë si për zonën ekonomike në Budrikë të Vitisë, projekteve infrastrukture në zgjerimin e rrugëve magjistrale si dhe shumë projekte të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …