Kryetari Haliti dhe homologu i tij nga Kaçaniku, Besim Ilazi  bashkëbiseduan për projektet në interes të dy komunave

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim z. Besim Ilazi, kryetar i komunës së Kaçanikut. Në këtë takim është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit të dy komunave në interes të qytetarëve të Kaçanikut dhe të Vitisë. Në veçanti është biseduar për projektet infrastrukturore që lidhin banorët e dy komunave s si projekti i rrugës Viti-Kerbliq-Kaçanik . Dy kryetarët kanë dal edhe në teren për të parë se deri ku kanë arritur punimet në këtë rrugë shumë të rëndësishme për Vitinë dhe Kaçanikun duke theksuar domosdoshmërinë e vazhdimit të këtij projekti. Kryetari Haliti theksoj se kjo komunë po vazhdon bashkëpunimin e mirë me komunën fqinje, duke potencuar se Vitia dhe Kaçaniku po bashkëpunojnë në të mirën e banorëve të saj. Përndryshe Vitia dhe Kaçaniku kanë bashkëpunuar edhe më parë në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …